Sheradin Berisha: Maskra në Abri të Epërme, krim i pandëshkuar

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më mizore, gjatë luftës në Kosovë

Më 26 shtator të vitit 1998, në Abri të Epërme  të Drenicës, forcat serbe kryen një nga masakrat më mizore, më barbare e më gjakatare gjatë luftës në Kosovë. Në atë ditë forcat policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94 vjeç. Një ditë më parë, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve serbe. Më 26 shtator, rreth orës 10:00 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish. Pas sulmit u zbulua, se të gjitha viktimat, fëmijë, pleq, gra e të rinj, ishin qëlluar në kokë nga afërsia. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një mizorie tipike e gjenetike serbe, Më i moshuari ishte Fazli Deliu 94 vjeç. Më i riu, u privua nga jeta që në barkun e nënës. Luljetës shtatzënë ia prenë barkun me foshnjën e palindur.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …