leoni

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka komentuar sërish deklaratën e ambasadorit, Hovenier, drejtuar qeverisë-Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  Ramush Haradinaj ka komentuar sërish deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili i ka thënë qeverisë së Albin Kurtit mos urino në derën e klubit ku dëshiron të bëhesh pjesë. Ai ka komentuar edhe paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se mund të ndërpritet bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për shkak të veprimeve të njëanshme të Qeverisë. Është punuar gjatë që kjo klima e keqe ose situata e rëndë me vendimmarrje në qeveri, kryeministrin, ministrat që të mos i prekin institucionet e sigurisë. Personalisht jam siguruar gjithë kohën që mos preken marrëdhëniet me institucionet e sigurisë, me ushtrinë, policinë AKI-në, doganat e gjyqësorin. Megjithatë po shihet se po hyjmë në një periudhë më të keqe përkundër se jemi angazhuar në vazhdimësi që përkeqësimi i marrëdhënieve me vendimmarrje politike mos me prek rendin dhe ligjin sigurinë dhe profesionistet”,  ka thënë kryetari i AAK-së  Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …