Institucioni i Avokatit të popullit organizon tryezë diskutimi mbi respektimin e të drejtave të njeriut

Sot, kryetari i Komunës Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, me zyrtarë komunalë, të policisë, të QKMF-së, me zyrtarë të QPS-së, të Njësisë për të Drejtat e Njeriut, të sektorit për Barazi Gjinore, të sektorit për Integrime Evropiane, të OSBE-së dhe me përfaqësues të shoqërisë civile e të komuniteteve joshumicë, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, ku diskutuan çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut, përfshirë ato të komuniteteve joshumicë.

Komuna e Rahovecit mbetet e përkushtuar në përmirësimin e kushteve dhe të qasjes në shërbime, për të krijuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse.

Inkurajojmë secilin qytetarë të raportojë çdo rast shkeljeje, për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të secilit!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …