Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) rikonfirmon përkushtimin e tij të palëkundur për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Ka ardhur koha për të përmbushur premtimet e bëra ndaj qytetarëve tanë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanl mbështetur rrugën Euro-Atlantike të vendit tonë. Zhvillimet e fundit, përfshirë edhe fillimin e afërt të negociatave me BE-në për Shqipërinë, tregojnë se dritarja për veprime vendimtare po ngushtohet. Skadimi i afatit për ndryshimet kushtetuese është një moment kritik. Nuk ka më vend për vonesa, justifikime apo manipulime që do të pengojnë të pashmangshmen. Ndryshimet kushtetuese nuk janë thjesht një detyrim ligjor; ato janë një detyrim moral dhe strategjik që siguron që vendi ynë të mbetet në rrugën e integrimit evropian. Është e qartë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është brenda Bashkimit Evropian. Ne duhet të sigurohemi që veprimet tona pasqyrojnë vullnetin e popullit dhe sakrificat e bëra për dekada për të siguruar një të ardhme demokratike dhe të begatë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …