Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani thotë se komunikimi i Mimoza Kusarit me Radojiçiqin përbën cenim të sigurisë kombëtare

Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka kritikuar publikisht komunikimin e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me kriminelin e arratisur, Milan Radojiçiq, duke e cilësuar këtë si një cenim të qartë të sigurisë kombëtare të Kosovës. Komentet e Ramadanit vijnë pas deklaratave të Kusarit, ku ajo sqaroi se komunikimi ishte i iniciuar nga nënkryetari i Listës Serbe, Simiq, për të siguruar se nuk do të ketë probleme në zbatimin e marrëveshjes së energjisë. Fakti që Kusari ka pranuar të komunikojë me një person të sanksionuar dhe të arratisur nga drejtësia, për një çështje të rëndësishme si zbatimi i marrëveshjeve energjetike, përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare. Ai theksoi se marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE, të cilat kanë të bëjnë me sovranitetin në veri, janë çështje thelbësore për stabilitetin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ana Pisonero: Jemi pritje të finalizimit të reformave nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me Planin e Rritjes të BE-së për rajonin

BE i kërkon sqarim Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia të sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën …