Deputetja, Hykmete Bajrami, shpreh dyshime lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të KEK-ut. Duke folur për këtë rast ajo shtron pyetjen se si është e mundur që një zyrtare pa asnjë pozitë qeveritare, të intervistohet për një rast të tillë. Ajo sugjeron se një veprim i tillë ngre dyshime për përfshirje të zyrave të Vetëvendosjes në procedurat e tenderëve njëburimorë, të cilat kapin shumën e 273 milionë euro. Hykmete Bajrami thekson se do të ishte normale që në këtë rast të intervistoheshin këshilltarët e krye-shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ose ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pasi intervistimi i një zyrtareje partiake është i pazakontë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …