Arben Gashi

Arben Gashi: Deklaratat e ambasadorit Hovenier, janë pasojë e mungesës së mirëkuptimit nga qeveria-Kurti

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar deklaratën e fundit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke theksuar se këto lloj reagimesh nuk do të jenë të fundit, për shkak të tensioneve të vazhdueshme mes qeverisë Kurti dhe partnerëve ndërkombëtarë. Arben  Gashi, ka nënvizuar shqetësimet e vazhdueshme të Amerikës dhe aleatëve të tjerë ndërkombëtarë për situatën politike në vend. Një situatë e tillë është e favorshme për Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, duke sugjeruar se gabimet dhe veprimet e qeverisë aktuale po e bëjnë Vuçiqin të duket i pranueshëm në skenën ndërkombëtare. “Gabimet e qeverisë e bëjnë Vuçiqin të duket i pranueshëm, edhe pse është një person i ligë,” saktësoi, Arben Gashi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …