leoni

Ejup Maqedonci: FSK është dëshmia e tolerancës dhe e bashkëveprimit institucional

Në vijim mund të gjeni fjalimin tim drejtuar të pranishmëve:
I nderuari Zv. Ministër Rexheplar,
I respektuar Drejtor i NALT-it Gjeneralbrigade Z. Nawrat,
Zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes,
Të dashur dhe shumë të respektuar ushtar dhe ushtare të Republikës së Kosovës nga komuniteti Boshnjak,
Më lejoni që fillimisht në emrin tim personal dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të ju dëshiroj mirëseardhje të gjithëve, dhe përzemërsisht të ju uroj ditën tuaj, Ditën e Boshnjakëve.
Të nderuar gjithë të pranishëm, pjesëtarë të FSK-së nga komuniteti boshnjak, ushtria jonë është Forcë multientike e ndërtuar në frymën e mirëkuptimit ndëretnik, gatishmërisë dhe vullnetit të hekurt për të ngritur kapacitetet mbrojtëse të atdheut tonë të vetëm, Kosovës.
Si e tillë, FSK është dëshmia e tolerancës dhe e bashkëveprimit institucional të suksesshëm që është realizuar dhe falë sakrificës dhe angazhimit të të gjithë juve, pa dallim.
Vetëm duke u nisur nga parimi që t’i shërbejmë shtetit ku jetojmë dhe veprojmë mund të ndërtojmë të ardhme të sigurt për brezat që do të vijnë. Na presin dhe shumë punë para nesh, por nuk asgjë të paarritshme dhe të vështirë kur besnikëria nuk mungon, dhe kur detyra, nderi, atdheu shoqërojnë secilin hap tonin.
Si Ministër i Mbrojtjes jam i vendosur që këto vlera të bashkëveprimit ndëretnik t’i ruajmë, e t’i përforcojmë edhe në të ardhmen.
Republika e Kosovës çdo herë në fokus të saj ka pasur pjesëtarët jo shumicë, dhe e ka dëshmuar fuqishëm që përkrah të gjitha komunitetet si në asnjë vend tjetër në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, duke i avancuar në të gjitha drejtimet dhe duke krijuar bazë e mekanizma ligjor që mbrojnë të drejtat, interesat dhe integrimin e tyre të plotë në shoqërinë Kosovare.
Në këtë aspekt, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, ka treguar vëmendje të veçantë në rekrutimin e stafit civilë dhe ushtarakë nga rradhët e komuniteteve.
Aktualisht, shprehur në përqindje komunitetet në FSK përfaqësohen me 4.03 %, ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes 5.73%, apo në total janë të angazhuar 185 pjesëtarë.
Vlen të theksohet që boshnjakët në institucionin tonë përfaqësohen edhe në nivelin më të lartë politik, pozicionin e Zëvendësministrit të Mbrojtjes, dhe janë komuniteti me numrin më të madh të përfaqësimit krahasuar me komunitetet tjera.
Në kuadër të përmirësimit të pozitës së komuniteteve në shërbimin civil dhe përmbushjes së kuotave ligjore, Ministria e Mbrojtjes këtë vit ka shpallur 6 konkurse dedikuar vetëm për komunitetet si kategori e nënpërfaqësuar. Kemi shënuar progres në shërbimin civil duke e ngritur nga 1.34 % në 5.73 % përfaqësimin e komuniteteve, dhe jemi shumë të bindur që deri në fund të vitit kjo përqindje do të shënoj rritje së paku deri në 7 % , pasi që do të kemi konkurse edhe në të ardhmen e afërt dedikuar vetëm komuniteteve jo shumicë në shërbimin civil të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes ka për vizion rritjen e numrit të pjesëtarëve të komuniteteve edhe në FSK, dhe përderisa po flasim për rritjen e numrit të pjesëtarëve të komuniteteve dhe sukseset tona të përbashkëta, mendoj që tani është koha më e përshtatshme që të gjithë ne të angazhohemi bashkë dhe të rrisim numrin e aplikantëve për rekrutim në FSK, pasi që kemi hapur konkursin për pranimin e 300 ushtarëve të rinj, i cili do të jetë i hapur deri me 8 tetor 2024 , dhe nga këtu unë i bëjë thirrje të gjithë të rinjve e të rejave të Republikës së Kosovës e më theks të veçantë të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve që të aplikojnë për rekrutim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, forcë kjo në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj pa dallim.
Të respektuar pjesëmarrës, pjesëtar dhe ushtarak nga komuniteti boshnjak, për fund dua të shpreh mbështetjen time të plotë për bashkëpunim të ngushtë me ju. U jam shumë mirënjohës ndaj kontributit tuaj që keni dhënë dhe po jepni në vazhdimës për ushtrinë dhe shtetin tonë të përbashkët.
Përzemërsisht edhe një herë ju uroj ditën tuaj nacionale, Ditën e Boshnjakëve.
Uroj që vite tjera t’i shënojmë bashkë edhe me më shumë të arritura.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …