Forca më e madhe e opozitës, në Turqi, Partia Republikane Popullore së bashku me partinë e Drejtësisë dhe disa parti të tjera kanë mbajtur një protestë në sheshin “Taksim” të Stambollit. Tubimi përkrahu koalicionin qeveritar dhe institucionet në vend, duke dënuar ashpër përpjekjet e një segmenti të Ushtrisë turke për grusht shtet. Kryetari i Partisë Republikane Popullore Kemat Kiliçdaroglu ka lexuar një deklaratë në të cilën kjo parti dënoi ashpër organizatorët e Puçit ushtarak si dhe bashkëpunimin, që ata kanë pasur me qarqe të ndryshme jashtë Turqisë. “Kjo është dita kur u shkrua historia. Përpjekjet për grusht shtet kundër rendit tonë demokratik morën një kuptim dhe dimension në kohën kur populli e shfrytëzoi të drejtën e tij për rezistencë”, ka thënë Kiliçdaroglu. Protestuesit kanë mbajtur në duar edhe foto e mëdha të Kemal Ataturkut, ideatorit dhe krijuesit e Turqisë moderne. Ata kanë brohoritur në mbrojtje të demokracisë dhe kundër përpjekjeve për grusht shtet.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …