BE dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë armëpushim të menjëhershëm pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Hezbollah

Izraeli kundërshtoi propozimin e shteteve të bashkuara të Amerikës dhe Francës për një armëpushim 21-ditor në Liban

Izraeli kundërshtoi propozimin e shteteve të bashkuara të Amerikës dhe Francës për një armëpushim 21-ditor në Liban dhe u zotua të vazhdojë të luftojë militantët e Hezbollahut “deri në fitore”. Shtëpia e Bardhë dhe Franca shprehën zhgënjimin për refuzimin. Presidenti francez Emanuel Macron tha se Netanjahu duhet të mbante përgjegjësi për një përshkallëzimin e konfliktit në lindjen e mesme. Autoritetet libaneze konfirmuan 92 viktima vetëm në 24 orët e fundit dhe përgjegjës për vrasjet bëjnë Izraelin. Më shumë se 700 njerëz janë vrarë nga konflikti disa ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut. Luftimet thotë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin shkaktuan zhvendosjen e 118 mijë njerëzve nga Libani. Autoritetet në Izrael thanë se mundën të kapin edhe një raketë të nisur nga Jemini, duke bërë përgjegjës atje grupimin Huthi. Po ashtu të paktën 10 raketa të nisur nga militantët e Hezbollah nuk janë kapur nga sistemi i mbrojtjes izraelite dhe kanë rënë në afërsi të portit në qytetin verior izraelit të Haifës, por nuk raportohen dëme deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Deputeti, Bekim Haxhiu, refuzon të bisedojë me Mimoza Kusarin, pas zbardhjes së bisedës me Milan Radoiçiqin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar kundër telefonatës së publikuar në mes …