Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, mori pjesë në takimin e liderëve të BP-së në Shkup

Majlinda Bregu: Bashkëpunimi, si aseti ynë më i fortë, mbetet parimi që na udhëheq

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, organizoi dje një takim të Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore,  në bashkëpunim me Kryesimin e SEECP të Tiranës në Nju Jork, në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ndërsa popullsia jonë zvogëlohet dhe pabarazitë ekonomike zgjerohen, struktura socio-ekonomike e Evropës Juglindore, bëhet gjithnjë e më shumë e tendosur. Strategjia jonë  për të ardhmen duhet të përfshijë masa gjithëpërfshirëse për të përmirësuar kushtet ekonomike vendore dhe rajonale, për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të përdorur instrumente të tjerë që ofrojnë mundësi të reja për stabilizimin dhe rigjallërimin e ekonomive tona”, tha Majlinda Bregu, në fjalën e saj hyrëse. Ministrat e Punëve të Jashtme përgëzuan politikat  në drejtimin dhe lehtësimin e bashkëpunimit rajonal dhe theksuan rëndësinë e fazës së dytë të Tregut të Përbashkët Rajonal, duke parashikuar miratimin e saj në Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit muajin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …