Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar ndaj vizitës së Ministrit danez të Drejtësisë, Peter Hummelgaard, në Kosovë. Vizita shënoi fillimin e rindërtimit të burgut në Pasjak të Gjilanit, ku do të vendosen të dënuarit e dëbuar nga Danimarka, të gjithë nga vende të treta dhe asnjë prej tyre shtetas danez. Sipas KMDLNj-së, kjo vizitë synon legalizimin e dy sistemeve korrektuese brenda Kosovës, një për të dënuarit vendas dhe tjetri për të dëbuarit nga Danimarka. Këshilli thekson se kjo qasje është e papranueshme dhe nuk e mirëpret vizitën e Hummelgaard. KMDLNj gjithashtu u angazhua për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve kosovarë, duke kërkuar trajtim të barabartë me të dënuarit e huaj që do të transferohen në burgun e Pasjakut.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …