leoni

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon sulmin verbal të kryeministrit Kurti kundër medieve në vendin tonë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dënuar sulmin më të fundit kundër  mediave,  nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në reagim është shprehur shqetësimi për akuzat e pabazuara të Kryeministrit, i cili pretendon se mediat “paguhen nga regjimet e kaluara” për prodhimin e lajmeve të rreme lidhur me Byronë për Verifikim dhe Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme. AGK-ja e ka cilësuar këtë përpjekje si të papranueshme dhe një kërcënim për kredibilitetin e mediave, duke vënë në pah rënien drastike të Kosovës me 19 vende në raportin e fundit të Reporterëve Pa Kufij për lirinë e shtypit. AGK-ja ka bërë thirrje që Kryeministri të përmbahet nga sulmet e tilla dhe paralajmërimet për përndjekje politike ndaj gazetarëve, pasi kjo situatë përkeqëson lirinë e medias dhe dëmton rëndësinë e gazetarisë në demokracinë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …