Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar kundër telefonatës së publikuar në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, dhe kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq. Haxhiu theksoi se pas publikimit të bisedës ku përmendet edhe ai, zonja Kusari ka tentuar të kontaktojë me të, por ai e ka refuzuar komunikimin. Nuk mund të flas me dikë që i drejtohet armikut me atë ton. Ajo më pyet ‘e din ku është Kamishi?’, si të ishte në anën e kundërshtarit. Në Kuvend ka tentuar të më flasë, por i kam thënë: ‘Shko fol me Radoiçiqin. Me mua nuk ke çfarë të flasësh kur i drejtohesh armikut në atë mënyrë, saktësoi Bekim Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …