Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me Projektligjin për Pagat, të cilin e ka publikuar Qeveria

Pavarësisht kërkesës unanime ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit, Qeveria Kosovës nuk sa bërë asnjë hap

Pavarësisht kërkesës së fundit nga aleatët ndërkombëtarë drejtuar  Qeverisë së Kosovës që të bëjë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një gjë e tillë sipas analistëve nuk do të ndodh. Nëse kryeministri Albin Kurti do të dërgonte draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja në Gjykatën Kushtetuese, para zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të ishte vetëvrasje politike. Visar Ymeri, thotë për KosovaPress, se për shkak të zgjedhjeve të 9 shkurtit, s’do të ketë asnjë hap konkret në drejtim të themelimit të Asociacionit, pavarësisht kërkesave të aleatëve perëndimor. Një gjë të tillë nuk e pret as analisti tjetër politik, Artan Demhasaj, i cili deklaron për KosovaPress, se dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese në prag të zgjedhjeve, do të ishte vetëvrasje politike e Kurtit. Artan Muhaxhiri, thotë se në muajt në vijim s’pret të ketë progres në dialog nga asnjëra palë, në kuptimin e zbatimit të marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, ku përfshihet edhe themelimi i Asociacionit. ”Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, gjatë kësaj jave kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit, duke dërguar draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja në Gjykatë Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Muhamet Hamiti: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk dallojnë në politikat e tyre, për izolimin e Kosovës

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin …