Fatmir Limaj

Limaj: Keqqeverisja e kryeministrit Kurti do të ketë pasoja deri në 100 vjetët e ardhshme

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka tërhequr vërejtjen se keqqeverisja e kryeministrit Albin Kurti do të ketë pasoja deri në 100 vjetët e ardhshme. Ai ka theksuar më tutje se kjo qeveri është e shquar me politika populiste. “Keqmenaxhimi, mosqeverisja, njerëzit e paaftë, mos zhvillimi ekonomik, dhe këto kanë pasoja por vjen dikush nesër dhe i përmirëson, dhe me politikat që është duke i bërë qeveria në veri janë politika që neve do të na kushtojnë me qindra vjet, kemi me jetu me ato vendime të këqija të kësaj qeverie me 100 vjet dhe nuk mundet nesër dikush me i ndryshu, dhe mendoj që ko qeveri dështimin më të madh e ka veriun. Kosova është keq, për mua është alarmante se ne si njerëz po na duket normale me jetu me sanksione, dhe vetë fakti që Kosova është e ndëshkuar nga Bashkimi Evropian, kjo është skandaloze, me e keqja është që po na duket normale me qenë nën sanksione, dhe që do duhej që Serbia të ishte, nëse për asgjë tjetër por për Banjskë” ka theksuar mes tjerash lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …