Kryeministri Albin Kurti, ka falënderuar për kontributin e tyre për Kosovën mërgatën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë bisedës së zhvilluar me ta, ai ka thënë se Kosova gjatë qeverisjes së tij ka shënuar përparim në fusha të shumta. “Vendi ynë me një qeverisje progresiste, ka ngritur platforma që kanë siguruar më shumë vende të reja pune, edhe përmes iniciativave të qeverisë si platforma Superpuna. Ne kemi ofruar mbështetje për gratë dhe vajzat, për punësimin dhe rritjen e bizneseve të tyre, duke shtuar rëndësinë e fuqizimit të grave brenda shoqërisë” ka theksuar kryeministri, Albin Kurti, i cikli shoqërohej nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …