Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçles. Ajo ka shkruar se kjo qeveri është e korruptuar dhe se e tillë do të mbahet mend. “Ministri Sveçla, paska thënë në emision te Jeta Xharra, se nuk mund t’i bëj publik tenderat shkaku i Rusisë e Serbisë. PASULIN & GULLASHIN po e fshehni prej Rusisë a? Po ti o zotëri a e din që PASI që t’ia jepni tenderat dostave të juaj, ato bëhen publike? Ashtu edhe e kemi kuptuar sa të korruptuar jeni! Kontratën e IT-së që ke vendosur t’ia japësh për 15 milionë një kompanie të dyshuar për korrupsion në Shqipëri, s’e ke fshehur nga Serbia, por nga dhjetëra kompani të IT në Kosovë. E ke FSHEHUR, sepse ke ZGJEDHUR ta rrisësh çmimin nga 9 në 15 milionë, duke i zhvatur 6 milionë. E ky është vetëm NJË nga 270 milionët e juaj ndër tavolinë. Të KORRUPTUAR jeni e të tillë do t’iu mbajmë mend, sepse nuk ju ka mbetur gjatë” ka shkruar deputetja Doarsa Kica Xhelili.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …