Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë e tij për mashtrim ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Qeveria aktuale po tregon mungesë serioziteti në procesin e dialogut me Serbinë dhe se veprimet e Kurtit tregojnë një nivel të lartë të mashtrimit. “Kryeministri i Kosovës ka gënjyer ndërkombëtarët dhe veten e tij,” deklaroi Limaj, duke shtuar se veprimet e qeverisë tregojnë një qasje të papërgjegjshme dhe jokorrekte. Sipas tij, Kurti po sillet sikur të ishte ende në fushatë elektorale, duke e trajtuar shtetin dhe parimet me mungesë respekti. Krejt problemet në dialog tregojnë sesa jo seriozë janë. Kryeministri po tallet me procesin, duke gënjyer ndërkombëtarët. Nuk i kanë mashtruar njëherë, por vazhdojnë të gënjejnë,” përfundoi Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …