Sipas raportit të fundit të Institutit GAP, Bedri Hamza kryeson për realizimin e premtimeve zgjedhore, në Mitrovicë

Sipas raportit të fundit të Institutit GAP, Komuna e Mitrovicës së Jugut, nën udhëheqjen e kryetarit Bedri Hamza, kryeson për përmbushjen e premtimeve zgjedhore për mandatin 2021-2025. Me një përqindje prej 92.68%, Hamza ka përfunduar ose ka nisur shumicën e premtimeve të tij, duke e renditur Mitrovicën ndër komunat më të suksesshme në vend. Nga gjithsej 123 premtime, Hamza ka përmbushur plotësisht 69, 15 janë gjysmë të përmbushura, ndërsa 30 premtime të tjera janë në proces të realizimit. Me rreth një vit e gjysmë të mbetur në mandat, kryetari është afër përmbushjes së plotë të programit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …