leoni

Hykmete Bajrami i kërkoi Salih Zybës të publikojë faktet e emrat e përfituesve dhe jo akuzat e të pabaza dhe të pabesueshme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, i cili akuzoi atë dhe të tjerë për përfitime të paligjshme përmes kompanive të afërta me ta. Bajrami i kërkoi Zybës që të publikojë faktet dhe emrat e përfituesve, duke theksuar se akuzat e tij janë të pabaza dhe të pabesueshme. Ajo kujtoi rastin e transaksioneve të Martin Berishajt, duke sfiduar Zybën që të provojë pretendimet e tij me dokumente konkrete. “Faktet, Salih Zyba, ku janë faktet? Kush prej kujt po përfiton? Publikoj emrat, siç i kanë publiku mediet transaksionet e Martin Berishajt. Krejt nivelet e pushtetit i ke, nuk mundesh me u shërby me gënjeshtra dhe trillime,ka shkruar deputetja, Hykmete  Bajrami në reagimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …