Ejup Maqedonci: Është realizuar ushtrimi fushor “Iron Platoon”

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, dhe planifikimit vjetor, K1B e Regjimenti i parë të Këmbësorisë, ka realizuar ushtrimin fushor “Iron Platoon”.
Ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion real në nivel Togu, Operacione Sulmuese dhe Sulm në Objektivë, ku janë përdoruar sistemet e armatimit të togut të manovrës.
Në ushtrim janë marrë për bazë mësimet e mësuara nga Operacioni “INTERFLEX”, më specifikisht: luftimet nëpër pozicione luftuese (transhe), reagimi i parë në fushëbetejë, taktikat dhe teknikat individuale të luftimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me Drejtorët e Drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti të hënën mbledhjen e përjavshme me …