SBASHK ka reaguar për raportimet se Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar padinë e tyre kundër MASHT-it

SBASHK-u dorëzoi në Kuvend një peticion me 20. 458 nënshkrime për ndryshimin e Ligjit të skemave të pensioneve

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka dorëzuar sot  në Kuvendin e Kosovës një peticion me 20 mijë e 458 nënshkrime të mbledhura në kuadër të një nisme qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale. SBASHK-u synon me këtë nismë të adresojë disa prej sfidave që përballen punonjësit e arsimit dhe sektorëve të tjerë publikë që përfitojnë nga skemat pensionale, duke kërkuar ndryshime në përfitimet e pensionistëve. Ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale kanë të bëjnë me kërkesën që vitet ’90 dhe vitet pasuese deri kur ka filluar së funksionuari Trusti Pensional i Kosovës, të njihen si kontribut-dhënëse, që do të ishte ndihmesë jo vetëm për të punësuarit e arsim, por edhe për gjithë të tjerët që të arrijnë vitet e duhura kontribut-paguese dhe të gëzojnë pension të punës e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas dekadave të kaluara në punë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …