leoni

Kryetari Aliu me rastin e ndarjes nga jeta të Prof.Dr. Liman Rushiti, ngushëllon familjen e tij

Me rastin e ndarjes nga jeta të Prof.Dr. Liman Rushiti, kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu në rrjetin e tij Facebook ka shkruar:

“Me dhembje të thellë e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të ndër të parëve doktor të shkencave nga Ferizaj, historianit të papërsëritshëm, personaliteti që aq shumë i dha shkencës e Ferizajt, “Nderit të Qytetit” të Ferizajt, bashkëqytetarit tonë shembullor, Prof.Dr. Liman Rushiti.

Profesori Liman, me jetën e përkushtimin e tij shkencor, mishëron vlerat e virtytet më të kristalta të atdhetarizmit e të shkencës së historisë, duke lënë pas vetes, një pasuri të jashtëzakonshme shkencore, për brezat e studiuesve.

Profesori Liman, me jetën e veprën e tij, ngjiti piedestalin më të lartë të ndershmërisë, intelektualitetit e si historian, la gjurmë të pashlyeshme shkencore, duke u bërë edhe vet pjesë e saj, në historinë e shkencës e historisë shqiptare.

Emri e vepra e tij, paraqet emblemë e referencë shkencore, krenari e historiografisë shqiptare, krenari për ne ferizajasit e mbarë kombin shqiptar.

Përpjekja e puna e tij shkencore, nuk u ndal as në moshë të shtyer, duke i dhënë shkencës, burime e studime të reja që ndriçojnë historinë tonë kombëtare.

Lamtumirë profesor Liman, ty që të pata mik të rrallë, të veçantë.

Personaliteti yt dijeplotë, me dashurinë më fisnike për atdheun, me pasionin e devocionin e jashtëzakonshëm për të ndriçuar historinë e kombit tonë, janë skalitur përjetësisht në veprën tënde, emblemë e historisë në gjithë gjeografinë shqiptare.

Pusho në paqen e parajsës së paskaj, Profesor!

Ngushëllime familjes Rushiti, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit” ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryetari Aliu.

Në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë më 2 tetor 2024 në ora 10:00 mbahet mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës të të ndjerit, gjersa ceremonia e varrimit bëhet në të njejtën datë pra më 2 tetor në ora 15:30 në fshatin Sazli (Lagjja Ratkoceri) të Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me Drejtorët e Drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti të hënën mbledhjen e përjavshme me …