Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, u mor në pyetje dëshmitari, Ahmet Rrahmanaj

Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, u mor në pyetje dëshmitari, Ahmet Rrahmanaj

Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale.në Hagë, në gjykimin kundër krerëve të luftës së UÇK-së, dëshmitari Ahmet Rrahmanaj, ka kërkuar që t’i ndahet kohë që të flas lidhur me procesin si dhe trajtimin që i është bërë atij në Hagë, në mënyrë që ta paraqes si shqetësim çështjen e trajtimit. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, i ka thënë dëshmitarit Rrahmanaj se do t’i jepet hapësira e nevojshme pas pyetjeve të palëve, raporton “Betimi për Drejtësi”. Dëshmitari ka thënë se ai ka qenë ushtar i thjeshtë dhe se në kohën sa ishte pjesë e UÇK-së nuk e dinte që kishte një shtab të përgjithshëm të UÇK-së. Rrahmanaj ka pohuar se pjesë e Policisë Ushtarake ishte bërë në qershor të 1998-s dhe se udhëheqës ishte Jakup Hoti pasi sipas tij, ai ishte më i përgatitur dhe më në moshë. Dëshmitari ka thënë se Jakup Hoti nuk ka qenë i obliguar që të raportojë diku dhe se raportimet janë bërë vetëm mes atij, dhe personit tjetër që ishin pjesë e Policisë Ushtarake në Zonën e Malishevës. Ndërsa për rastet e kolaboracionistëve të cilësuar nga UÇK-ja,  Rrahmanaj ka thënë se vetëm i kishte dëgjuar pasi kishin ndodhur kur ishte larguar nga Kosova. Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të viktimave, avokatit Simon Laws, dëshmitari ka thënë se Malisheva sipas mendimit të tij ka qenë vend i sigurt për serbë civilë, ndërsa për forcat serbe jo. Rrahmanaj ka theksuar se nuk ka dijeni që disa burra serbë që i kanë dërguar në Malishevë dhe i kanë vrarë pasi i kanë larguar nga atje.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …