Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas një incidenti të rëndë në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët opozitarë dogjën karriget si shenjë revolte. Ky akt erdhi në përgjigje të një vendimi gjyqësor, duke shkaktuar tensione të larta brenda Kuvendit. Rama kritikoi ashpër veprimet e opozitës, duke theksuar se ndërsa qeveria përpiqet të “shërojë dhe mbjellë”, opozita “shkatërron, shkulin dhe djegin”. Kryeministri e quajti të papranueshëm faktin që deputetët e zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët përdorën dhunë si formë proteste. “Ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate,” u shpreh Rama, duke nënvizuar kontrastin mes përpjekjeve të qeverisë për ndërtim dhe akteve destruktive të opozitës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …