Identifikohet i dyshuari për vjedhje të rëndë-sekuestrohet arma dhe disa fishekë

Identifikohet i dyshuari për vjedhje të rëndë-sekuestrohet arma dhe disa fishekë

Më datë 28 Shtator 2024, në Stacionin Policor të Malishevës është raportuar një rast vjedhjeje e rëndë. Ankuesi, shtetas kosovar, ka informuar se person/a të panjohur kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e xhaxhait të tij, në fshatin Kijevë-Malishevë, dhe kishin vjedhur një pushkë gjuetie për të cilën pronari kishte leje.

Pas veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Hetimeve, është arritur të identifikohet i dyshuari, një person i mitur shtetas kosovar. Pas intervistimit, i dyshuari ka pranuar kryerjen e vjedhjes.

Policia ka sekuestruar gjësendet e vjedhura, përfshirë një pushkë gjuetie, 13 fishekë, një thikë dhe një mbajtëse të fishekëve (rrip). Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 24 orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë në parandalimin e veprimeve kriminale.

 

Malishevë, 30 Shtator 2024

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara

Ka ndërruar jetë, Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lulzimi ishte një …