Kuvendi zgjedhor i OVL të UÇK-së dega në Lipjan, zgjodhi kryesinë e re

Kuvendi zgjedhor i OVL të UÇK-së dega në Lipjan, zgjodhi kryesinë e re

Kuvendi zgjedhor i OVL të UÇK-së dega në Lipjan përfundoi punimet me sukses. Në këtë kuvend, vëzhgues të punimeve nga selia qendrore ishin Faton Klinaku, Emin Lati, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj.

Kuvendi zgjedhor kishte 105 delegatë. Kandidatë për kryetar ishin dy: 1. Avni Sinani 2. Hazir Murati.

Me shumicë të votave (56) zgjedhet kryetar i degës në Lipjan, Avni Sinani. Kuvendi zgjodhi edhe Këshillin drejtues të degës me 23 anëtarë.

Gjithashtu Kuvendi i zgjodhi katër delegatët për Kuvendin zgjedhor qendror të Organizatës:

1. Avni Sinani

2. Ali Mejzinolli

3. Nijazi Ibrahimi

4. Selatin Rizani

 

Lipjan, 29 shtator 2024 OVL UÇK

Kontrolloni gjithashtu

Sot u nda nga jeta, Gjenerali i UÇK-TMK-FSK-së, veprimtari i mirënjohur, Imri Ilazi – Komandant Ferri

Sot u nda nga jeta Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjenerali i FSK-së, veprimtari …