Policia e Shtetit njoftoi se ndaj 23 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë kanë ngritur vepra penale, Shkatërrimi i pronës me zjarr

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ndaj 23 deputetëve të Kuvendi të Shqipërisë kanë ngritur vepra penale ” Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”. Krejt kjo ndodhi pasi këta deputetë gjatë zhvillimit së seancës plenare, dyshohen në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur në drejtim të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, me pjesë të karriges së thyer. Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Lutfi Haziri kritikon Albin Kurtin për vizitat e tij ndërkombëtare dhe mungesën e takimeve të nivelit të lartë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kritikoi kryeministrin,  Albin Kurti, duke theksuar se prioritetet e tij …