Në Ferizaj u bë hapja e fushatës me moto “Zbulimi i hershëm shpëton jetë”

Në Ferizaj u bë hapja e fushatës për Muajin Rozë, muajiin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, me moto “Zbulimi i hershëm shpëton jetë”. Këtë muaj do të mbahen një varg i gjatë i aktiviteteve nën patronatin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenjës Sociale në bashkveprim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Spitalin e Përgjithshëm, Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Për të përshëndetur këtë hapje të fushatës u pëkujdesën drejtori i DSHMS dr.Kemajl Emini, i cili çmoi lartë punën që bëjnë puntorët shëndetsor në ndërgjegjësimin e popullatës dhe punën në zbulimin e hershëm të kancerit te gjirit, gjithashtu takimin e përshëndeti drejtoresha e QKMF -së dr. Nadire Ymeri, drejtori i spitalit tē përgjithshëm dr.Fikret Arifi dhe koordinatori i aktiviteteve per Muajin Rozë, dr. Xhevdet Haxhidema të cilët potencuan rëndësinë e parandalimit përmes edukimit dhe promovimit shëndetsor si dhe rëndësinē e zbulimit të hershëm që dmth shpëtim i jetës.

Në këtë hapje të fushatës morën pjesë edhe asambleistet e kuvendit komunal, përfaqësues nga Policia e Kosovës, mjek dhe infermierë nga katër institucionet shëndetësore Ferizajase.

Në këtë muaj janë paraparë të mbahen një varg aktivitetesh nga ekipet e edukimit dhe promovimit shëndetësor si: ligjerata ne komunitet, shkolla të mesme, shperndarje të fletëpalosjeve si dhe ligjerata qendrore me 15 Tetorë në sallën e kuvendit komunal. Gjatë kësaj fushate ekipet shëndetësore do të përkrahen edhe nga humanisti ferizajas Agon Zhinipotoku me një sërë donacionesh.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …