Ministri, Hekuran Murati, kritikon Gjykatën Kushtetuese, sepse ia pezulloi vendimin e tij arbitrar

Murati i le pa rroga mbi 800 mësimdhënës në Viti: Haliti, po duan të na falimentojnë

Ministria e Financave, pas vonesave në ekzekutimin e pagave, ka njoftuar se një pjese të punonjësve të Komunës së Vitisë ende s’ua ka dhënë rrogën mujore.

Në komunikatën e ministrisë që udhëhiqet nga Hekuran Murati kanë thënë se kjo komunë s’e ka siguruar buxhetin e nevojshëm. Kujtojmë se kjo komunë udhëhiqet nga Sokol Haliti i LDK’së. Përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani. Thesari i Kosovës ka njoftuar me kohë komunat të cilat janë ballafaquar me këtë problem që të bëjnë korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator, dhe të gjitha komunat e kanë bërë përpos njërës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Komuna e vetme që nuk e ka bërë këtë rregullim është Vitia, e cila ka lënë programet e arsimit fillor dhe të mesëm pa buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të pagave të shtatorit.

Me qëllim që të mundësohet ekzekutimi i pagave për të gjithë punonjësit e komunës, Thesari i ka dërguar në vazhdimësi njoftime Komunës së Vitisë, përfshirë edhe ditën e djeshme, të cilëve u është dhënë mundësia gjatë gjithë ditës duke i pritur që t’i bëjnë rregullimet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të plotë të pagave

Megjithatë, zyrtarët e Komunës së Vitisë nuk kanë reflektuar, gjë që nënkupton se kur është bërë ekzekutimi i pagave sot, sistemi me automatizëm i ka refuzuar ekzekutimet për programet që nuk kanë buxhet të mjaftueshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ministria e Financave shton se pret që komuna e Vitisë të bëjë përshtatjen e nevojshme në mënyrë që të ekzekutohen pagat për këto dy program.

Kurse kryetari i Komunës Sokol Haliti ka thënë për Telegramin sot se kjo ska të bëjë më kontratë kolektive por është vëndim në dëm të Komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …