Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Çepurin të shtunën ka bërë një vizitë në veri të Mitrovicës, e cila ishte larg syrit të medieve. Ai me këtë rast ka dhënë mesazhe politike, duke theksuar se problemet në Kosovë duhet të zgjidhen duke respektuar Rezolutën 1244. Ai me këtë rast vizitoi përmendoren e konsullit rus të vrarë në Mitrovicë në fillim të vitit 1903, Aleksandër Stepanoviq Shçerbin, si dhe pllake përkujtimore që gjoja përkujton viktimat e NATO-s. Ambasadori rus e zhvilloi këtë vizitë pa asnjë paralajmërim, duke u nisur nga Leposaviqi e më pas edhe në Zveçan dhe veri të Mitrovicës. Komuna e drejtuar nga Goran Rakiqi është munduar që këtë ngjarje ta mbajë në fshehtësi, pasi që janë lejuar vetëm një numër i kufizuar mediesh.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …