Kryetari Haliti pret në takim presidentin e “Democracy International”, Eric Bjornlund

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim presidentin e organizatës amerikane “Democracy International”, Eric Bjornlund. Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të organizatave amerikane si USAID, KFOR, dhe mekanizmave të tjerë që kanë ndihmuar institucionet komunale të Vitisë. Ai theksoi se partneritetet e ndërtuara me shumë qytete amerikane kanë sjellë realizimin e projekteve të shumta dhe kontribuuar në zhvillimin e komunës. Eric Bjornlund, bashkëthemelues dhe president i “Democracy International”, i cili ka mbi 35 vjet përvojë në promovimin e demokracisë dhe qeverisjes në më shumë se 70 vende, vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm të institucioneve të Vitisë.

Ai e cilësoi këtë mbështetje si një ndihmesë të rëndësishme për rritjen e demokracisë në vend. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e Kontratës Sociale, ku u theksuan prioritetet e qytetarëve dhe propozimet për përmirësimin e projektit. Një temë tjetër e diskutimit ishte rritja e bashkëparticipimit të qytetarëve, që tashmë është integruar në buxhetin komunal.

Në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e dhënë në forcimin e demokracisë nëpër komuna dhe në gjithë Kosovën, kryetari Haliti i ndau një mirënjohje z. Bjornlund.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …