Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca kërkon që të shtyhet për vitin e ardhshëm aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Krahasime skandaloze të Glauk Konjucës, i cili sulmin e një bande serbe në Banjskë, e barazon me luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sulmi terrorist serb, një vit më parë në Banjskë, të veriut të vendit,  paska qenë replikë identike e  Rusisë kundër Ukrainës. Ai në konferencën e Institutit për Studimet e Luftës Hibride “Octopus”, tha se Rusia dhe Serbia kanë të njëjtën strategji destabilizuese dhe se pasojat e agresionit ushtarak rus në Ukrainë kanë ndikuar në kontinentin evropian në paqe dhe siguri, por duke paraqitur  vetëm rastin e Banjskës, një vit më parë, kur u vra një polic shqiptar dhe katër serbë. Kryeparlamentari Konjufca theksoi se Rusia dhe Serbia janë të njëjta në metoda dhe qëllime. Ai madje tha se edhe dërgimi i armëve serbe në Ukrainë qenka bërë në koordinim të plotë me Rusinë dhe se kjo po bëhet për përfitime monetare të Serbisë. Krahasimet e tilla naive tregojnë më së miri nivelin intelektual, dhe papjekurinë politike, jo të një adoleshenti  militant, partiak, por të  një kryetari të Kuvendit, i njohur për deklarata skandaloze, naive e aspak serioze.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …