Ymeri: Sindikata e Arsimit të Kosovës, përkrahë komunën e Vitisë dhe mësimdhënësit vitias

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri si dhe kryetarin e SBASHK-ut në Viti, Kemajl Bislimi.

Në këtë takim u bisedua rreth çështjes së pagave dhe shqetësimit të krijuar për mësimdhënësit vitias, për mos ekzekutimin e pagave të tyre. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe njëherë tha se mësimdhënësit vitias dhe sindikata në fjalë e kanë mbështetjen e tij dhe të qeverisë lokale, duke ju bërë thirrje qeverisë qendrore, konkretisht Ministrisë së Ekonomisë, Financave dhe Transfereve, që të bëjë zgjidhje sa më të shpejt.

Edhe koordinatori për organizim të brendshëm pranë SBASHK-ut, Ymer Ymeri u shpreh se në këtë situatë të krijuar, Sindikata e Arsimit të Kosovës, përkrahë komunën e Vitisë dhe mësimdhënësit vitias, dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …