Në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”, në të cilën u lavdërua arritja e FSK-së ndër vite, zëvendës-ministri, Shemsi Syla tha se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të kenë gjithmonë mbështetjen e miqve ndërkombëtarë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO si dhe ofrimin e sigurisë e stabilitetit në vend. Gjatë këtij rrugëtimit të ndërlikuar, asnjëherë nuk kemi qenë të vetëm, partnerët tanë ndërkombëtarë kanë luajtur një rol thelbësor në formësimin, modernizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve tona, për këtë falënderimet tona shkojnë jo vetëm për ndihëm materiale, po edhe për përkushtimin e treguar për stabilitet në rajon. FSK qëndron e fortë dhe e gatshme për të përmbushur misionin si garantues për paqe ndërkombëtare”, tha Shemsi Syla.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …