Ramiz Lushaj: “Takimi i Kolosëve” në “Qytetin e Bardhë”, në Anamoravë

Ramiz Lushaj: “Takimi i Kolosëve” në “Qytetin e Bardhë”, në Anamoravë

“Takimi i Madh i Anamoravës, 2024”, Takim PanShqiptar- NdërBallkanik -EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, do të mbahet me 5 Tetor 2024, ditë e shtunë, nga ora 10.00 e paradites, në sallen “Sun Garden Events” në “Vali Ranch Resort & Congress Center” i biznesmenit shqiptaro-zviceran, humanistit e veprimtarit të shquar, Fehmi Fetahi, në Gjilan- Republika e Kosovës.

Në “Takimi i Madh i Anamoravës” do të marrin pjesë mbi 400 të Ftuar Nderi (personalitete diplomatike, akademike, të biznesit, të sistemit bankar, të politikës, të kulturës e artit, të mediave, etj.) nga komuna të Rajonit etno-historik e gjeo-fizik të Anamoravës në trekëndëshin ndërkufitar në tri shtete: Republika e Kosovës (Gjilani, Kamenica, Ferizaj, Viti, etj.); Lugina e Preshevës (Bujanoc, Preshevë, Medvegjë etj.); Republika e Maqedonisë së Veriut (Kumanova, Likova etj.), nga i gjithë Rajoni Ballkanik Shqiptar (Kosova- Shqipëria- Maqedoni e Veriut-Lugina e Preshevës e Sanxhak- Mali i Zi), Ballkani Perëndimor, Europa, Amerika, Australia, Kanadaja etj.

 

            Fjalën e Hapjes së Takimit do ta mbajnë biznesmeni filantrop, shqiptaro-amerikani Ramiz Tafilaj (nga Teksasi- SHBA dhe Kosova), Kryetar i Këshillit Kombëtar Organizativ i Takimit; Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”; Antar i Bordit Këshillues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë; i dekoruar nga Presideni i Amerikës dhe nga Presidenti i Shqipërisë, mik i kahershëm i Presidentit Amerikan Bajden dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit te Kosovës Rugova; etj.

Në emër të Organizatës “Lidhja Shqiptare në Botë” do të flasin në Takim, kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë (LSHB), juristi e mediatori Nazmi Jakurti- Nënkryetar i Parë i Këshillit Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”.

Mikpritësi dhe Donatori Premium (i Përgjithshëm, Kryesor: për Sallen e Takimit, për Koktejn dhe Drekën e Takimit etj.) i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”, afaristi e filantropi Fehmi FETAHI i Gjilanit, Pronar dhe CEO i Kompleksit “Vali Ranch Resort & Congress Center” në Gjilan; President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër; “Qytetar Nderi” i komunës Gjilan; Kryetar i Këshillit Kombëtar të Lidhjes Shqiptare në Botë (LSHB) etj. dhe, ndër Shqiptarët e Zvicres, investitori më i madh në Republikën e Kosovës, do t’i drejtohet Takimit me një Përshendetje të veçantë edhe me rastin e nderimit të tij dhe të Resortit Vali Ranch, me Mirënjohje, me Çmimin e Madh “Mikpritja Shqiptare”.

            Temën e parë të Takimit: “Shekulli 21, Shekulli i Shqiptarëve” – do ta referojnë Prof. dr. Ksenofon Kristafi  (Tiranë): Këshilltar i Jashtëm i Presidentit të Republikës së Shqipërisë; Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë; Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, për Shqipërinë; ish Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Zyrën e OKB-së, në OBT dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare me seli në Gjenevë (Austri);  ish Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë; Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë (2004-2011), i vlerësuar në rrethe intelektuale të jurispodencës dhe të diplomacisë si “Juristi më i mirë i të Drejtës Ndërkombëtare në shtetet e trojet shqiptare”.

 

Temën e dytë të Takimit: “Mbi mundësitë e zhvillimit ekonomik në Trojet Shqiptare”, do ta mbajnë Personaliteti Kombëtar Shqiptar, Lazim Destani, Tetovë- Maqedoni e Veriut/ Gjermani; Sipërmarrës, investitor, filantrop, mbështetës entuziast i Popullit Shqiptar dhe i vendeve të Ballkanit në përgjithësi; Antar i Këshillit Kordinues të Diasporës Shqiptare. President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare; Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë; i vlerësuar në publikime të ndryshme në masmedia, si shqiptari më i pasur në Botë, pasi thuhet se Z. Destani me Familjen e Tij kanë mbi 6 miliardë Euro pasuri të përgjithshme.

 

Temën e tretë të Takimit: – Pse po ikim…?!  (për ikjen e trurit nga Shqipëria, nga trojet etnike të saj), një analizë psiko-sociale, që do të mbajë Akad. Prof. dr. Mentor Petrela, (Shqipëri-Kosovë): Antar i Akademise së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës; i renditur ndër “100 Neurokirurgët më të shquar nga bota” (në “World Academy of Neurological Surgery”); Anëtar i Federatës Botërore të Neurokirurgjisë (World Federation of Neurological Surgery); Antar i Asociacionit Evropian të Shoqatave të Neurokirurgjisë (European Assotiation of Neurological Societies); ka mbajtur ligjërata në Universitetet e Parisit, të Milanos, të New York, të Gjenevës etj.; shef i neurokirurgjisë në Spitalin Amerikan të Tiranës; vlerësohet mjeku më i madh shqiptar i neuro-kirurgjisë shqiptare, një mjek i formatit ndërkombëtar.

 

“Takimin e Madh të Anamoravës, 2024” do ta përshendesin nga treva anamoravase: Kryetari i komunës së Gjilanit në Kosovë, Z. Alban Hyseni (vendi mikpritës), kryetarja e komunës së Preshevës në Luginën e Preshevës, Ardita Sinani; kryetari i komunës së Likovës në Maqedoninë e Veriut, Z. Erkan Arifi.

Në “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” do të ketë pershendetje edhe nga personalitete të shquara nga Rajoni Ballkanik Shqiptar, Ballkani Perëndimor, Europa, Amerika, etj.

Ndër pikat muzikore të Takimit do të jenë: këngtari, përndryshe: tenori shqiptar i përmasave ndërkombëtare, Shkodran Tolaj– ish Drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve Shqiptare në Shkup; Ansambli i Këngëve e Valleve “Gjilani” në komunën e Gjilanit, me solistë e valltarë të tij; këngtarja e mirënjohur Besiana Mehmedi, prof. ord, Kosovë-Maqedoni e Veriut; këngtari i njohur i këngëve epike, Skënder Hasi nga Drenasi i Kosovës, soprano e re Yllka Dema nga Gjilani etj., Do të interpretojnë përgjatë Koktejt të Takimit  violinisti i shquar, Engjëll Haxhikadrija nga Mitrovica, student i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës,  që i bie violinës në krahun e kundërt, që i bie violinës si rrrallëkush.

Në “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” do të ndahen edhe Mirënjohje, Tituj e Çmime të ndryshme për personalitete shqiptare, po edhe të huaja, të të gjitha fushave dhe nga e gjithë bota, për angazhimet, kontributet e arritjet e tyre.

Moderatorë të “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024” do të jenë: dr. Eni Çobani, juriste, pedagoge, personazh i shquar televiziv shqiptar në Programin “E Diela Shqiptare” në televizionin kombëtar, TV Klan, në Tiranë, ku prezanton rubrikën “Shihemi në gjyq”, veprimtare e shquar për të Drejtat e Njeriut, si dhe juristi e mediatori Nazmi Jakurti në Zvicër.

 

Fjalën e mbylljes së Takimit do ta ketë gazetari, studiuesi, poeti, veprimtari i Shoqërisë Civile, botuesi, Ramiz Lushaj, kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve”- media Rajonale- PanShqiptare-NdërBallkanike- EuroAtlantike; Drejtor Ekzekutiv i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (Tiranë-Prishtinë) dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”.

Organizatorë të “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024” janë: “Gazeta e Alpeve”- media Rajonale- PanShqiptare- NdërBallkanike- EuroAtlantike (Shqipëri, Republika e Kosovës, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Lugina e Preshevës e Sanxhak, Mërgata Shqiptare në Botë) në bashkëpunim me “Lidhja Shqiptare në Botë” (LSHB).

 

“Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” ka të ngritur një Këshill Kombëtar Organizativ me 11 antarë; ka Flamurin e vet, ka Logon e vet, ka Vulen e vet, ka ka formatin e vet të Mirënjohjeve etj., çka do të thotë se në vetvete është një institucion, vetvepron në mënyrë institucionale.

Për nga pjesmarrja e figurave të mirënjohura: diplomatë, akademikë, biznesmenë, politikanë, shkrimtarë, artistë, gazetarë, të shoqërisë civile etj. “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” është cilësuar në rrjete sociale e gjithandej edhe ndryshe, si “Takimi i Kolosëve”.

 Të Ftuarit e Nderit në “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” e kanë mision të tyre fisnik e human sjelljen me vehte të Librave-Dhuratë (libra të rinj, të viteve të fundit) për Fëmijët e Shkollave Shqipe (fillore e 9-vjeçare), për bibliotekat e shkollave, në Luginën e Preshevës (Bujanoc, Medvegjë, Preshevë) dhe në komunat Likovë e Kumanoë në Rajonin Verilindor të Maqedonisë së Veriut.

 “Takimi Madh i Anamoravës, 2024”, që do të mbahet me 5 tetor 2024, ditë e shtunë, ora 10.00, në sallen “Sun Garden Events” në “Vali Ranch Resort & Congress Center” (i cilësuar ndryshe edhe si “Qyteti i Bardhë”), në Gjilan, (“Kryeqëndren e Anamoravës”), në Republikën e Kosovës, është Takimi/Kuvendi i 16-të që mban “Gazeta e Alpeve”, është vazhdim i traditës së saj me organizimin e Takimeve/Kuvendeve të tilla, në 6 vitet e fundit, si: në Tiranë (2019, 2021, 2023), në Plavë-Guci (2019, 2021, 2022, 2024), në Gjakovë (2019, 2021), në Shkodër (2021), në Vermosh (2022), në Pejë (2022), në Ulqin (2023), në Prishtinë (2022, 2024).

“Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” po vjen…bashkë me mbi 400 të Ftuarit e Nderit nga trojet e mërgatat shqiptare, nga shtete e kontinente, bashkë me suksesin e vet të rradhës!

 

 

Ramiz TAFILAJ

Kryetar i Këshillit Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”

 

Nazmi JAKURTI

Nënkryetar i Parë i Këshillit Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”

 

Ramiz LUSHAJ

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …