Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se partia e tij do të garojë në zgjedhjet e ardhshme në koalicion me Partinë e Drejtësisë dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë mbrojtur me zë të lartë vlerat e shenjta të familjes shqiptare. Sipas Pacollit, familja shqiptare po përballet me sfida të pazakonta që synojnë të tjetërsojnë kulturën dhe zakonet tradicionale e patriotike. AKR do të ngrejë zërin për të mbrojtur integritetin dhe vlerat e kombit shqiptar, ndërkohë që synon integrimin në Evropë, duke ruajtur tiparet dhe karakteristikat unike të kombit. Ai vuri theksin te rëndësia e familjes shqiptare si shtylla kryesore e ekzistencës së kombit, e cila duhet të mbetet në harmoni me zakonet fetare dhe traditat kombëtare. Pacolli, shprehu besimin se ky koalicion do të mbrojë vlerat patriotike dhe të drejtat themelore të çdo individi, duke ofruar një program ekonomik liberal që do të ndihmojë në adresimin e korrupsionit dhe krizave ekonomike, me të cilat po përballet Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …