Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, njoftoi se seancat dëgjimore për kandidatët për anëtarë të Komisionit Evropian do të zhvillohen nga 4 deri më 12 nëntor, duke bërë që fillimi i mandatit të ri të Komisionit të shtyhet. Ky vendim është marrë nga konferenca e presidentëve të grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian. Si rezultat, plani fillestar i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që mandati i dytë të fillojë më 1 nëntor, është bërë i pamundur. Data e re e mundshme për nisjen e mandatit të ri të Komisionit Evropian është 1 dhjetori i këtij, për aq kohë sa asnjë nga kandidatët nuk refuzohet nga komitetet përkatëse të Parlamentit Evropian.