Është tensionuar situata në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e përjashtuar të opozitës, janë përleshur me gardistët

Është tensionuar situata në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e opozitës, të përjashtuar nga punimet, janë përleshur me gardistët. Deputetëve  nuk u lejohet të futen në sallë pasi janë të përjashtuar për djegien e karrigeve në seancën e të hënës. Pasi iu është bllokuar hyrja kryesore, ata kanë tentuar të futen nga mbrapa, por nuk janë lejuar nga gardistët. Kjo ka sjellë tensionimin e situatës dhe deputetët e PD kanë penguar kolegët socialistë dhe ministrat e qeverisë të futen në godinë, duke i shtyrë. Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u përjashtuan për 60 ditë. Për deputetin Edi Paloka kjo masë ndëshkimore është për 10 ditë, ndërsa 20 të tjerët janë përjashtuar me 40 ditë. Vendimi u mor të mërkurën, pas kërkesës së grupit parlamentar socialist për marrjen e masës disiplinore ndaj tyre, për shkak të tensioneve dhe dhunës së krijuar në seancën parlamentare të së hënës nga deputetët demokratë, të cilët kundërshtuan dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Profesori amerikan, Charles Kupchan, thotë se Albin Kurti po i vendos interesat e ngushta politike para interesave të shtetit

Profesori dhe analisti shumë i njohur amerikan, Charles Kupchan,  thotë se Albin Kurti po i …