leoni

U hap edicioni i 6-të i Festivalit Kombëtar të Këngës Popullore “N’konak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe”

U hap edicioni i 6-të i Festivalit Kombëtar të Këngës Popullore “N’konak të Rahovecit na bashkon kënga shqipe” që do të vazhdojë edhe sot. Në skenën e qendrës së kulturës “Mensur Zyberaj”, ashtu si në edicionet e kaluara, do të shpalosen vlera të mirëfillta artistike nga ansamble e artistë nga shumë vise shqiptare. Festivali i këngës popullore shqipe i shërben kulturës sonë kombëtare dhe bartjes së kësaj tradite te brezat e rinj. Me këtë rast në fjalën e tij, Kryetari i Komunës z. Smajl Latifi ka falenderuar artistin e madh Zhani Ciko, artisten Adelina Paloja dhe Ylber Asllanin, drejtor artistik i Ansamblit “Shota”, për kontributin e tyre si anëtarë të jurisë së këtij festivali!

Një falënderim i veçantë sipas z. Latifi i takon drejtorit artistik të festivalit, Naser Dula dhe personelit organizues të kësaj ngjarjeje kulturore! Mirënjohje edhe për drejtorin e DKRS-së, Afrim Dina, për përkushtimin e tij dhe të stafit të drejtorisë. Mirënjohje e veçantë për artistët pjesëmarrës dhe atyre që e kanë mundësuar përgatitjen teknike të festivalit. Kryetari Latifi tha se mbështetja materiale, teknike dhe financiare do të jetë domethënëse nga Komuna edhe në të ardhmen, për t’i dhënë mbështetje kultivimit të kulturës e traditave popullore.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …