Ambasada gjermane, në Kosovë, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka pasur shumë bisedime mes zyrtarëve gjermanë dhe atyre të Kosovës, lidhur me kërkesën e Gjermanisë për heqjen e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia, sepse Gjermania do që të arrijë rezultate sa i përket CEFTA-s, në samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit”. Kërkesën për heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia në Kosovë e bëri i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në fillim të shtatorit, me shpjegimin se kjo ndalesë bllokon punën e CEFTA-s, apo Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore. Ai tha se, për shkak të kësaj ndalese, Kosova mund ta rrezikojë pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit – një nismë që synon ta ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. Pyetjes së Radios Evropa e Lirë, drejtuar zyrtarëve në Prishtinë. nëse është duke u shqyrtuar kërkesa e Gjermanisë për heqjen e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia, ata u përgjigjen se, po punojnë dhe jemi të përkushtuar që 10-vjetori i Procesit të Berlinit të jetë i suksesshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …