Myzejene Selmani: Ajo çka duhet të kuptojmë të gjithë në kuptimin e plotë të fjalës është që familja është e shenjtë!

Në Kosovë kemi familje të cilat ruajn vlerat tradicionale, por gjithashtu kemi edhe familje të cilat njihen si familje të moderuara në shoqërinë tonë e që në esencë që të dyja duhet ti konsiderojmë si pjesë vitale të shoqërisë sonë.
Ajo çka duhet të kuptojmë të gjithë në kuptimin e plotë të fjalës është që familja është e shenjtë!
Dashuria e gruas, burrit, femijëve, motrës, vellaut e farefisit duhet të rikthehet e poashtu edhe të rritet më shumë se që ishte dikur, por asesi të zbehet ose edhe më keq të humbë fare, siç edhe po ndodhë. Fatkeqësisht viteve të fundit gjithnjë e më tepër po ndëgjojmë për dhunë në familje apo në rastin më të keq edhe për vrasjet dhe vetëvrasjet të cilat janë shpeshtuar në shifra alarmante.
Një ndër elementet kryesore i cili do të ndikonte në harmoninë mes familjarëve në familjen e ngushtë është edhe mirëqenia sociale e cila do të duhej te fuqizohej, duke u bazuar të drejtën e barabart në punësim në mes të gruas dhe burrit, në mënyrë që bashkarisht të ndërtojnë të ardhmen e tyre, për veten dhe familjen e tyre, e poashtu të siguronin edhe një mirëqenie të barabartë pas moshës se pensionit.
Poashtu duhet të kemi sa më shumë kujdes që mos ta lëm asnjë familje pa mbështetje institucionale të domosdoshme.
Kurrësesi nuk guxojmë t’i lëmë të rinjtë pa perspektivë sepse ikja e të rinjëve është humbja më e madhe të cilën po e përjetojnë familjet e tyre, e sidomos Kosova.
Kategoria më e nënvlerësuar dhe më e shtypur fatkeqësisht po vazhdon të mbetet kategoria e pensionistëve, ku një pjesë e tyre janë edhe kryefamiljarë dhe pensionet e tyre të ulta po ndikojnë direkt në mirëqenien ekzistenciale të tyre.
Sot, në kohën kur kemi këtë inflacion, shumica e pensionerëve marrin pensione të pleqërise në shumën e 100 eurove. Kjo shumë përveç se nuk mjafton për nevojat e tyre elementare siç janë: qeraja, ushqimi, veshmbathja, pushimet për qëllime shëndetësore në plazhe e banja, kontrollat mjekësore në ordinancat dhe spitalet private, barërat etj, poashtu është edhe fyerje për punën dhe kontributin të cilin e kanë dhënë për familjen dhe shoqërinë.
Ngritja e pensioneve dhe ndryshmi dhe amandamentimi i ligjit për pensione është nevojë urgjente sepse pensionistët për çdo ditë po vdesin pa i shijuar kontributet e tyre të cilat u takojnë në moshën e pleqërisë.
Këto, si dhe shumë elemente të tjera, kontribuojnë direkt në mirëqenien e familjes, shoqërisë sonë të shëndosh dhe mbi të gjitha atdheut tonë të dashur Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …