Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka shkruar se marrja e vizave ia ka zgjatur jetën Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se pakënaqësitë e grumbulluara nga dështimet dhe zhgënjimet për 4-5 vite nga kjo qeveri janë zbrazur rrugëve të Evropës. Një pjesë shumë e madhe e tyre janë larguar për një jetë më të mirë, sepse këtu në Kosovë u është ofruar jetë e keqe. Nëse nuk humb me 9 shkurt kjo Qeveri, kjo pakënaqësi do të grumbullohet përsëri, larg më revoltuese. Ato lehtë do të kthehen në protesta të mëdha sociale dhe jo vetëm, për ta ndalur mashtrimin të vazhdojë qeverisjen përsëri. Dëmet mund të jenë të mëdha. Prandaj në kohën e duhur votën e duhur. Me 9 shkurt, kundër populizmit”, ka nënvizuar, Faton Abdullahu.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …