Dardan Molliqaj: Ne jemi të prerë kundër Gjykatës Speciale, sepse është padrejtë dhe besojmë se do të duhej të zhbëhej

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, akuzon Qeverinë për mashtrim rreth autostradës Prishtinë-Gjilan

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili pranoi se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë-Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara. Molliqaj akuzon Qeverinë për mashtrime dhe thotë se qytetarët e Gjilanit janë vënë në lajthitje. “Premtuan që autostrada Prishtinë-Gjilan do të përfundonte deri në fund të vitit të kaluar. Megjithatë, pas një mandati të plotë në nivelin qendror dhe lokal, punimet ende nuk kanë përfunduar dhe nuk ka sinjale për një afat të qartë për përfundimin e saj,” tha Molliqaj. Ai kritikoi Qeverinë për vonesat e vazhdueshme në realizimin e projekteve infrastrukturore dhe për dhënien e premtimeve të pabazuara, duke zhgënjyer qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …