Enver Hoxha

Pren Çuni: Përsëri për ju lehaqenër, “dhjetorista të demokracisë”, që çirreshit kundër “diktaturës komuniste dhe Enver Hoxhës”

Përsëri për ju lehaqenër, “dhjetorista të demokracisë”, që çirreshit kundër “diktaturës komuniste dhe Enver Hoxhës”.

-Shihni sot s’e çfarë keni bërë tash 30 e ca vite “demokraci”?!

Ju, çirreshit për “lirinë e munguar në diktaturë”?!!!

E shihni tani se keni fituar vetëm lirinë për të “lehur”.

30 e ca vite “demokraci” dhe për çfarë mund të krenohen?!

Sa fabrika, uzina, kombinate keni ndërtuar?

Ku e keni ekonominë, bujqësinë, industrinë,

ku i keni “veprat” tuaja gjatë këtyre 30 viteve “demokraci”?

Ku e keni bujqësinë të cilën ju e rrënuat krejtësisht me ligjin 7501 të ndarjes së tokës në ngastra duke shkatërruar tërë sistemin e kanalizimeve dhe ujitjes?

Ju, që e shkatërruat e rrënuat krejtësisht fshatin, duke e kthyer në shkretëtirë të pabanueshme e njerëz që janë të detyruar ta braktisin për të jetuar duke u mbledhur në periferi të  qyteteve.

Ku e keni industrinë e lehtë e ushqimore e cila, dikur jo vetëm përmbushte interesat e popullit por ishte edhe burim i jashtë-

zakonshëm fitimi me eksportin ?

Ku e keni industrinë e rëndë, nxjerrese dhe  përpunuese të cilën e privatizuat tek mafia?

Ku e keni naftën të cilën mafia juaj e grabiti dhe naftëtarët po vdesin në greva urie për shkak se nuk po paguhen për vite të tëra?

Ku e keni kromin që dikur “çante bllokadën”,

-e, tani ju, ua keni dhënë me konçension mafies e cila grabitë çdo ditë pasurinë e nëntokës sonë?

Ku i keni ju lehaqenër 130 miliarda dollarë të Ushtrisë të cilën ju e shkatërruat dhe e shitët për skrap?

Ku i keni 120 avionët,

“Mig 17”,

Mig 19″ dhe “Mig 21”,

me të  cilët Shqipëria garantonte lirinë e qiellit të saj, kurse ju i varrosët në tunele apo i shitët për skrap?

Ku i keni bateritë e raketave të cilat ishin siguria e mbrojtjes e lirisë së Atdheut?

Ku e keni flotën e anijeve luftarake, katerave silurues, të gjuajtësve, dragaminave, silurkapësve, dhe anijeve të  tjera ndihmëse?

Ku e keni flotën e anijeve tregtare të cilën e shitët për skrap ?

Ku i keni uzinat ushtarake të cilat siguronin jo vetëm punësimin e qindra mijëra njerëzve, por ishin garanci e riparimit e garantimit të makinerisë ushtarake?

Ku e keni ju,

o lehaqenër,

Artin,

Kulturën,

 Shkencën?

Ku i keni kinematë, bibliotekat, muzeumet e qendrat e kulturës në çdo lagje qyteti e fshati?

Ju, o lehaqenër, që shkatërruat qindra muzeume, biblioteka, kinema dhe një teatër që kishte mbetur edhe atë e shkatërruat për të ndërtuar “gradaçela”?!!!

Ku e keni more ju  lehaqenër, shërbimin shëndetsor falas e prandalues në çdo lagje qyteti e fshati?

Ku e keni sistemin arsimor që dikur ishte falas, e tani e keni degraduar e degjeneruar krejtësisht?

Me çfarë krenoheni ju,

o lehaqenër?!!!

Sa hidrocentrale keni ndërtuar gjatë këtyre 30 viteve?

Sa linja hekurudhore keni ndërtuar ju, o lehaqenër të cilat i rrënuat edhe ata të cilat ishin ndërtuar në 45 vite socializëm ?

Sa vepra vepra vaditëse ndërtuat ju,

o lehaqenër apo, sa linja elektrike shtruat gjatë këtyre 30 viteve “demokraci”?

Në 30 vite socializëm ai sistem ngriti monumentin e Epokës Enverit.

Ndaj heshtni, ju o lehaqenër!

Ju, nuk arritët që të ndërtonit asgjë pa kredi të bankave të huaja, gjatë  këtyre 30 viteve, përveçse shkatërruat, grabitët dhe rrënuat gjithçka.

Ndaj heshtni pra, ju o lehaqenër të mjerë!

2 Tetor, 2024

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …