Kryetari Latifi priti në takim ministrin Liburn Aliu

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi realizoj të premtën një takim të frytshëm me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, ku diskutuan për disa projekte të rëndësishme për komunën e Rahovecit.

Janë krijuar ekipe të punës së përbashkët, Komunë – MMPHI- ndërsa kjo e fundit ka një kompani të kontraktuar për projekte të rëndësishme që e prekin drejtpërdrejt edhe komunën e Rahovecit.

Temat kryesore të takimit ishin: projekti i rregullimit të shtratit të Drinit të Bardhë, që do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit dhe në përmirësimin e infrastrukturës në zonën përreth. Gjithashtu, u bisedua për projektin e zgjerimit të rrugës magjistrale Rahovec – Gjakovë – Prizren dhe modalitetet më të mira për qasjen sa më funksionale me rrugën katërshiritore që lidh Xërxen me Rahovecin, po ashtu edhe për qasjen më të lehtë për bujqit dhe mjetet e tyre bujqësore, në mënyrë që të funksionalizohet dhe të forcohet ndërlidhja, si dhe qarkullimi në këtë rajon të rëndësishëm.

Komuna e Rahovecit thuhet në njoftim e mirëpret bashkëpunimin me ministrinë dhe ofrojnë të gjitha mekanizmat e nevojshëm për trajtimin me seriozitet të këtyre temave!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …