Shirat e pandërprera dhe vërshimet kanë goditur rajonin e vendeve të Ballkaniy, veçanërisht Bosnje-Hercegovinën. Sipas informacioneve të fundit, numri i të vdekurve nga përmbytjet katastrofike që goditën zonën e Jabllanicës në Bosnje e Hercegovinë ka shkuar në 17.Ministria e Punëve të Brendshme të Kantonit Neretva, ka konfirmuar se deri më tani kanë vdekur 16 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Bosnjë dhe Hercegovinë në 18. Qeveria e Kantonit Neretva konfirmoi më herët vdekjen e 14 personave në zonat e përmbytura në Jabllanicë, por se një numër i madh i njerëzve u raportuan të zhdukur në Jabllanicë dhe në zonën e Konjica. Një foshnjë është në mesin e të vdekurve, ndërsa mjekët në Mostar po luftojnë për jetën e një nëne. Situata është dramatike edhe në Konjica, Kreshevë dhe Kiselak, ku një pjesë e shtëpive janë nën ujë. Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, vërshimet kanë goditur Kiselakun, Fojnicën dhe Kreshevën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …