Ali Ahmeti shpalos 5 prioritetet: Eurointegrim, Veting, Verifikim i pasurisë, Hetim i privatizimit dhe Respektim i legjitimitetit

Ali Ahmeti shpalos 5 prioritetet: Eurointegrim, Veting, Verifikim i pasurisë, Hetim i privatizimit dhe Respektim i legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shpalosur dhe ripërsëritur pesë prioritetet e tija dhe ka bërë thirrje që Vlen të braktisë qeverinë, duke i ftuar ata që bashkë ta ndalojnë poshtërimin e shqiptarëve dhe të tjerëve. Prioritetet tona përfshijnë:  Integrimin europian pa asnjë vonesë dhe pa asnjë hamendje si alternativa e vetme për vendin tonë.  Vetingun për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët dhe bartësit e funksioneve publike me monitorim ndërkombëtar. Verifikimin dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e përgjegjësive publike në 33 vitet e fundit.  Hetim për procesin e privatizimit dhe tranzicionit bashkë me oligarkinë e krijuar nga ai proces. Respektim të legjitimitetit etnik të procesit zgjedhor dhe karakterit ndëretnik të institucioneve në përputhje me vullnetin e zgjedhësve dhe komuniteteve.  Për ta la turpin e tyre nga mosrespektimi i vullnetit të shqiptarëve në zgjedhje, Vlen le të tërhiqen nga uzurpimi i institucioneve pa legjimitetin e votuesve, shkruan Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …