leoni

Albin Kurti: Kritikat ndërkombëtare për trajtimin nga qeveria të pakicës serbe, në Kosovë, kanë qenë të tepërta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kritikat ndërkombëtare për trajtimin nga qeveria e tij në raport me pakicën serbe, në Kosovë, kanë qenë të tepërta. Ky koment, sipas një shkrimi të “Buomberg”-ut ka të ngjarë të shqetësojë mbështetësit perëndimorë që kanë bërë thirrje për përmbajtje. Siç shkruan mediumi në fjalë, lëvizjet e Prishtinës për të mbyllur institucionet e mbështetura nga Serbia dhe për të ndaluar përdorimin e dinarit serb kanë nxitur paralajmërime nga Amerika  dhe Bashkimi Evropian se veprimet mund të përbëjnë një kërcënim për paqen e brishtë në Ballkan. Ata janë shumë të shqetësuar, citohet të ketë thënë Kurti për “Bloomberg” në një intervistë gjatë vizitës së tij në Varshavë. “Sa herë që ndërmarrim veprime, ka zëra alarmues për përshkallëzimin e mundshëm, por ja ku jemi — Kosova është më mirë se kurrë më parë”, ka thënë Kurti. “Bloomberg”-u ka vënë në pah se në Kosovën veriore jeton pjesa më e madhe e komunitetit serb në Kosovë. Veprimet, që përfshijnë mbylljen e degëve të bankave serbe në këtë pjesë, shkruan ky medium, pasuan  një shkëmbim zjarri vitin e kaluar pranë një manastiri ortodoks në veri,  që la të vdekur një oficer policie të Kosovës dhe tre militantë serbë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …